“Jam gati të përballem me ligjin për dëshmitë e mia të rreme në prokurori”. Xhisiela Maloku, vajza që tronditi opinionin publik dhe politikën në një rrëfim ekskluzive për Gazetën Shqiptare thotë se gjendja e saj psikologjike është renduar akoma më shumë me arrestimin e djalit të deputetit Rrahman Rraja, që sipas provave të mbledhura nga organi i akuzës ka ushtruar dhunë ndaj vajzës.