Habit Prokurori i Antimafias: Mafia shqiptare në pozitë të barabartë me klanet mafioze italiane

0
459

Prokurori Kombëtar i Antimafias e Antiterrorizmit italian, Federico de Raho, gjatë vizitës në komunën Casal di Principe të Casertës ku u vlerësua me titullin “Qytetar  Nderi”, ka deklaruar se mafia shqiptare është ndër më të pranishmet në territorin Italian.

“Ndër mafiet e huaja, mafia shqiptare dhe mafia nigeriane janë ndër më të pranishmet në territorin italian. Ndaj mafias nigeriane e mafias shqiptare është përqendruar vëmendja e hetimeve me tona”, tha Prokurori i Antimafias Italiane.

Gjithashtu ai tha se mafia shqiptare, vepron në pozitë të barabartë me klanet mafioze italiane me të cilat bën biznes për të administruar së bashku trafiqet ilegale.

Më tej ai ka theksuar se pas disa vitesh mosveprim, në territorin italian ka rinisur dhe trafiku i kontrabandës së cigareve, i organizuar nga mafiet e huaja të pranishme në Itali e që nuk duhen nënvlerësuar.

Prokurori i Anitmafias ka deklaruar se ka kërkuar ngritjen e një komisioni Antimafia në Parlamentin Italian, mungesa e të cilit aktualisht ka krijuar një problem në aktivitetin e Antimafias italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here