Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kërkon Prokurorisë së Posaçme hetime të tjera në lidhje me privatizimin e shoqërisë “Buka” sha, për të cilën ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre me dëm ekonomik rreth 7 miliardë lekë.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se GJKKO i ka dhënë 3 muaj afat SPAK për të plotësuar hetimet për të ashtuquajturën dosjen “Buka”.
Gjatë seancës së sotme, ku pritej kalimi i dosjes për gjykim nga GJKKO, prokurorit ë çështjes Elvin Gokaj iu la afat deri më datë 10 mars 2025 për të plotësuar hetimet e munguara.
Ahmetaj akuzohet nga SPAK se ka shpërdorur detyrën duke favorizuar për të privatizuar shoqërinë “Buka sha” nga biznesmeni Lirim Fezollari.
Nga korriku i vitit 2023, Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë