Liverpul thyen Çelsin dhe merr kryesimin e Premier League, kurse Stons i jep tri pikë Mançester Sitit

0
11

Adriatik BALLA

Në kuadër të xhiros së tetë të Premier League angleze, ndeshja më e rëndësishme e luajtur dje ishte ajo mes Liverpulit dhe Çelsit, dy skuadrave që kanë pretendime për trofe këtë sezon. por “reds”-at u treguan më të fortë dhe e fituan këtë takim me rezultatin 2-1, duke marrë një trepikësh me shumë vlera për objektivat e tyre afatgjata në kampionatin anglez, e për pasojë duke marrë të vetëm kreun e renditjes, me një pikë më shumë sesa Mançester Siti ndjekës. Mohamed Salah e shënoi një gol dhe asistoi në tjetrin për fitoren e Liverpulit në derbin ndaj Çelsit. Liverpuli e mposhti Çelsin 2:1 në “Anfield”, në kryendeshjen e xhiros së tetë të Premier Leagues angleze.

Salah të dielën në mbrëmje ishte i saktë nga penalltia pas afro gjysmë ore lojë për rezultatin 1:0. Çelsi u kthye në lojë me golin e Nikolas Xheksonit në minutën e 48-të. Vetëm tre minuta më vonë, Kurtis Xhons e kaloi në epërsi Liverpulin sërish me asistim të egjiptianit Salah. Ishte edhe goli që e vendosi sfidën. Salah ka shënuar e asistuar në 34 ndeshje të Premier Leagues. Para tij në këtë statistikë është vetëm Uejn Runi, që këtë sukses e ka arritur në 36 ndeshje. Me këtë fitore, Liverpuli vazhdon ende ta kryesojë tabelën me 21 pikë. Çelsi në vendin e gjashtë mbetet me 14 pikë.

Ndërkohë, po dje në kampionatin anglez pati një duel interesant, me skuadrën e Pep Guardiolës në fushë, e cila arriti të merrte një fitore të vështirë. Xhohn Stones ka shënuar gol në minutën e 95-të për fitoren shumë të vështirë të Mançester Sitit ndaj Uolvesit. Të dielën, kampioni anglez fitoi 2:1. Jorgen Strand Larsen shënoi gol për 1:0 në të mirë të Uolvesit që në minutën e shtatë të ndeshjes. Josko Gvardiol barazoi në 1:1 në minutën e 33-të, para se Stones të shënonte me asistim të Fil Foden në minutën e 95-të për 2:1. Siti i ka 20 pikë nga tetë ndeshje në Premier League dhe vazhdon garën e fortë për titull. Uolvesi është vetëm i fundit me një pikë.

Pas xhiros së tetë në kampionatin anglez, kryesimin e ka Liverpuli me 20 pikë, ndjekur nga Mançester Siti me 20 pikë. Liverpuli në 8 takime ka siguruar 7 fitore e një humbje, kurse Siti i Guardiolës nuk ka humbje, por në tetë takime ka gjashtë fitore e dy barazime. Siç shihet nga ecuria e deritanishme, Siti e Liverpuli janë pretendentë për titullin në Premier League, e në këtë garë me siguri që do të futet edhe Arsenali i trajnerit Mikel Arteta që ndodhet në vend të tretë me 17 pikë të grumbulluara deri tani. Po kaq sa Arsenali,pra 17 pikë, ka edhe Aston Vila, e cila ndodhet në vend të katërt. Brighton kompleton top-5 me 15 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here