Gafa e Trumpit gjatë debatit për presidencialet po bën xhiron e rrjetit

0
29

Ishte raportuar përpara debatit se ndryshe nga zëvendëspresidentja Kamala Harris, Donald Trump iu nënshtrua përgatitjeve minimale për tu përballur me kundërshtaren e tij. Rezultatet e kësaj u bënë të dukshme kur ish-presidenti, mbeti i tronditur nga performanca e Harris dhe gërmimet e saj personale. I vënë në një pozitë të vështirë nga Harris mund të themi se Trump ra me këmbët e tij, pasi ngatërresat dhe shumë akuza të rreme nuk munguan nga ai. Shumë njerëz momentin kur ai flet për abortin e quajnë momentin kulmor kur Trump e humbi debatin.

Deklaratat e tij të pavërteta dhe të rënda rreth abortit në muajin e nëntë u ndërprenë nga moderatori i debatit. Sipas tij, Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, i zgjedhuri i Harris, është dakord me ekzekutimin e foshnjave pas lindjes raportojnë. Trump u pyet pse gratë duhet t’i besojnë atij për të drejtat riprodhuese duke pasur parasysh se sa shpesh ai e ka ndryshuar qëndrimin e tij për abortin.

Ai e cilësoi përmbysjen e Roe kundër Wade si një lëvizje që u dha grave më shumë kontroll, jo më pak, sepse tani vendimet për abortin mund të merren në nivel shtetëror. Por ai gjithashtu u përpoq të kthente situatën duke akuzuar demokratët për politika ekstreme të abortit. Që në fakt bëri që ai të ngatërrohej me veten.

“Ata bëjnë abort në muajin e nëntë. Ata madje mund të shikoni guvernatorin e Virxhinias Perëndimore, guvernatorin e mëparshëm të Virxhinias Perëndimore, jo guvernatorin aktual që po bën një punë të shkëlqyer, por guvernatorin më parë, ai tha se fëmija do të lindë, dhe ne do të vendosim se çfarë duhet të bëjmë me fëmijën. Me fjalë të tjera, ne do ta ekzekutojmë fëmijën. Zgjedhja e tij për nënpersident mendoj se ishte një zgjedhje e tmerrshme, ai thotë se aborti në muajin e nëntë është absolutisht i mirë. Ai gjithashtu thotë se ekzekutimi pas lindjes nuk është ekzekutim, por abort, edhe pse fëmija ka lindur.” tha Trump.

Gënjeshtrat që ai tha për abortin ishin aq të guximshme sa një nga moderatoret, Linsey Davis, e hodhi poshtë me vendosmëri.
“Nuk ka asnjë shtet në këtë vend ku është e ligjshme të vrasësh një foshnjë pas lindjes së tij. Nuk është e padëgjuar që republikanët të akuzojnë pa bazë demokratët se mbështesin vrasjen e foshnjave të porsalindura, por Trump duket se e ka tepruar me gafën” tha moderatorja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here