Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën qafe Azem Hajdarin ishin nisur për të eliminuar Sali Berishën, ja kush i ka në duar provat që do të hapin “Kutinë e Pandorës” për dosjen e “shekullit”

0
79

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e nxehta të dhe goditjet e njëpasnjëshme si në sferën e korrupsionit kriminal e atij shtetëror, po ashtu dhe atij politik. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Ngjela konfirmon lajmin që flitej për provat që Mbretëria e Bashkuar i faktoi ish-kryeministrit Sali Berisha dhe për lidhjet e tij me krimin. Nga ana tjetër, sa i përket faktit se pse Berisha nuk është pyetur për dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, avokati thotë se kjo ka të bëjë me një enigmë të madhe. Ai thotë se Azem Hajdari ka shkuar te vrasësit të cilët kërcënonin ish-kryeministrin Sali Berisha. Hajdari sipas Ngjelës më pas ka dalë nga zyra e Berishës për të kërkuar ndihmë, e për këtë nuk dihet nëse do të hetohet deri në fund Berisha dhe presim se çfarë do të publikojë struktura e shtetit amerikan nga serverat.

-Avokat Ngjela, pas SHBA edhe Britania do të trajnojë SPAK-un, madje britanikët kanë zbardhur provat që lidhin Sali Berishën me krimin. A ndihen të rrezikuar pushtetarët që fshehin pasuri në Londër pasi Anglia ka nisur një projekt për të zhdukur korrupsionin ne Ballkan?

Është e vërtetë dhe këtë po presim. Lajmi që ka dalë është shumë në favor të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni i lartë shtetëror ka qenë pengesa e madhe e zhvillimit të shoqërisë në këto 25 vitet e fundit. Dalja e SPAK-ut në skenë, i cili nuk është vepra jonë por na e kanë dhuruar ndërkombëtarët e sidomos politika amerikane dhe ajo angleze, na ka dhënë shpresën e madhe për ta mposhtur korrupsionin në Shqipëri dhe kjo mposhtje ka filluar. Kjo shihet te fakti që janë arrestuar disa ministra, një ish-kryeministër dhe mendoj se në këto momente do të kemi intensifikim më të madh në Shqipëri në luftën anti-korrupsion, sepse SPAK-u nuk drejtohet vetëm nga ne por është i organizuar dhe i specializuar në goditje edhe nga ndërkombëtarët e mëdhenj.

-Si i shikoni takimet e Edi Ramës me diasporën në Athinë të Greqisë dhe në Milano të Italisë?

Kam përshtypjen që kjo është një kohë e tillë ku kryeministri ka dalë për të evidentuar veten. Por, nuk ka folur gabim. Përse e bën, çfarë e shtyn, është shpejtë për ta analizuar por kuptohet se nëse më vonë do të dalin prova që në këtë lëvizje të tij është dhe pëlqimi i ndërkombëtarëve, atëherë do të shikojmë se nuk është vetëm lëvizje elektorale por një ringjallje për diasporën që është sot mbi 1 milion shqiptarë në Europë, në funksion të zhvillimit të Shqipërisë.

-Së fundmi drejtësia vulosi dhe dosjen e Azem Hajdarit dhe Berisha ia hodhi pas pasi nuk u pyet asnjëherë. Si e shihni këtë vendim?

Kuptohet se fakti që pse Sali Berisha pse nuk është pyetur ka një enigmë brenda. Ne nuk mund të aludojmë, por historia është që kur Azem Hajdari ka shkuar te vrasësit, ka dalë nga zyra e Sali Berishës, ka dalë për ndihmë. Kjo është arsyeja më solide deri tani, se ato kishin ardhur si një grup, të paktën sipas të dhënave që kam unë një grup i cili kërcënonte Sali Berishën. Dhe Azem Hajdari ka dalë nga zyra Berishës, siç duket për këtë arsye se dhe ata që kërkonin Saliun dhe ata nga Tropoja ishin. Gjithë problemi qëndron që a do hetohet deri në fund kjo çështje, a do ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Këto janë vetëm faktet sporadike por se çfarë ka luajtur brenda dhe çfarë është folur dhe çfarë kanë dhënë këto përgjimet, këtë nuk e dimë se serverat kanë qenë të fshirë. Por serverat nuk fshihen se janë të depozituara në strukturën e shtetit amerikan. Të shikojmë se çfarë të rejash do të na japin për këtë çështje.

– Çfarë do të bëhet me dosjen “Partizani”?

Ajo është çështje gjyqësore dhe është gjykata në mes. Përderisa nuk kam ndonjë informacion dhe hetimi dhe problemet e gjykatës janë sekrete e nuk janë bërë publike, nuk kemi çfarë themi.

Intervistoi: Xhoana Vraniçi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here