Miratimit i Ligjit për Zonat e Mbrojtura, Basha bën paralajmërimin e fortë: Kur të vijë PD në pushtet do ta…

0
59

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha  ka dalë në një konferencë për mediat, ku ndër të tjera foli edhe për votimin e ligjit për zonat mbrojtura nga mazhoranca në seancën e sotme plenare.

“Akti për zonat e mbrojtura është një akt i rëndë, cënon qëndrueshmërinë afatgjatë të ambientit, trashëgimisë kulturore. Akt i bërë tinzarisht për t’i shërbyer  interesave të caktuara.

Ka nga ata që mendojnë që kjo do të shkojë në Kushtetuese, mund të shkojë. Unë sot kam një zotim publik, që në momentin e parë të mundshëm PD në pushtet do ta shfuqizojë këtë ligj.

Do t’i nënshtrojë subjektet që përfitojnë nga ky ligj  praktikat më të avancuara të ligjit antimafia.

Të gjithë investitorët potencial që kanë fërkuar duart sot me kalimin e këtij ligji, PD nesër në pushtet do shfuqizojë ligjin dhe do të nënshtrojë cdo investitor që përfiton ky ligj, në një hetim me metodat e avancuara anti-mafia.

Ky është një kërcënim i hapur për këdo që mendon që duke përfituar nga papërgjegjshmëria  e kësaj qeveria do të përfitojë duke zaptuar dhe shkatërruar zonat e mbrojtura.

Kërcënim që do të bëhet  realitet në momentin e parë të mundshëm.”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here