“I teti në bronx”, filmi i parë për aktorët Melvan Shanaj dhe Yllka Mujo

0
435

Filmi “I teti në bronx” është prodhim i vitit 1970. Në muajin e kinematografisë, Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit shprehet se ky ishte dhe filmi i parë për aktorët Mevlan Shanaj dhe Yllka Mujo. “A e dini se roli i parë në kinematografi për aktorët e rinj Mevlan Shanaj dhe Yllka Mujo ishte pikërisht në filmin “I teti në bronz”, respektivisht rolet e Ibrahim Kovaçit dhe Almës”, thuhet nga AQSHF. Regjia Viktor Gjika, skenari Dritëro Agolli, Viktor Gjika, operator Ilia  Terpini dhe muzika Kujtim Laro. Producent: Kinostudio “Shqipëria e Re”. Aktorë në film Mevlan Shanaj, Bexhet Nelku, Vangjush Furxhi, Yllka Mujo, Sandër Prosi, Ndoc Cefa, Petrika Riza, Robert Ndrenika, Piro Mani, Kadri Roshi, Krisanthi Kotmilo, Vangjel Grabocka, Qerim Mata, Mihal Stefa, Meropi Xhoja, Dhimitër Trajçe, Roland Piperi, Bujar Kapexhiu, Pandi Raidhi, Elma Gjini, Jani Riza, Albert Verria, Ilirjana Kamani. Në përvjetorin e vdekjes së komisarit Ibrahim Kovaçi, shtatë nga shokët e tij të luftës, mësuesi, Arifi, Alma, dr. Borova, Andoni, Rustemi dhe Xhemali, shoqërojnë bustin e komisarit për në fshatin e tij të lindjes, ku do t’i dedikohet një ceremoni përkujtimore. Gjatë rrugës, secili nga ata sjell në mendje ngjarje të lidhura me jetën dhe luftën e Ibrahimit dhe konfrontimet me antogonistin Sali Protopapa. Viktor Gjika ishte një nga regjisorët më të rëndësishëm dhe të shquar të filmit shqiptar. Për kontributin e tij thelbësor në filmin shqiptar është vlerësuar me titullin “Artist i Popullit”. Së bashku me Dhimitër Anagnostin xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961. Është regjisor i shumë filmave të njohur shqiptarë, mes të cilëve përmenden “Horizonte të hapura”, “I teti në bronz”, “Yjet e netëve të gjata”, “Rrugë të bardha”,  “Gjeneral gramafoni” “Nëntori i dytë”, “Në çdo stinë”, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here