Google search engine
Home Politike “Toka nuk mund të jetë qokë për shokë e për klient”/ Braçe...

“Toka nuk mund të jetë qokë për shokë e për klient”/ Braçe ia numëron ‘një nga një’, kritika të ashpra ministres: Ka përfunduar në duart e banditëve në jug të Shqipërisë…

0
138

Deputeti socialist Erion Braçe listoi disa kritika të ashpra ndaj ministres së Bujqësisë Frida Krifca në Kuvend.

Ai tha se vjet në fund të shtator i ka kërkuar asaj të mbjellë grurë dhe kërkesa nga ana e saj u bë pas disa muajsh pikërisht në mars, kur ishte koha e mbjelljes së misrit.

“E dini mirë që kontrata e katër është për manaferra? Vetëm këto kontrata janë apo ka edhe të tjera. E dija që gjendja ishte në këtë deregje. Toka është një pasuri e nevojshme aq sa nuk ka. Toka nuk mund të jetë qokë për shok dhe as për klient.

Toka ka përfunduar edhe në duart e banditëve në jug të Shqipërisë. Është njëri që na flet nga selia e presidencës dhe e kanë bërë shumë herë. Dua të pyes a ka vlerë fjala në këtë vend? Në Kuvend mbi të gjitha. Vjet në fund të shtatorit ju kërkova të nxisnin kultivimin e grurit. Por jehona e zërit ju erdhi në mars atëherë kur nuk mbillej grurë. Atëherë mbillej misër., Në tetot bëra me dije se çmimi i plehrave kimike po rritet. Në nëntor ju thashë se duhet sjellë në ekuilibër çmimi. Nuk duhet të preknim lëndët e para. Shqetësimi i madh ishte të mos flisja unë. Kundërshtova një sërë amendimesh për të ndalur këtë që po vuajmë sot dhe që nisi para shumë muajsh.

Regjimi i TVHS me blerje të brendshme duke ju thënë qartë që nuk rritet tatimi kur çmimi i mallrave është duke u rritur. Nuk heshtët por ndoqët me bindje kërkesat klienteliste edhe mbi vendimin e këshillit të ministrave. Në Dhjetor çmimi i plehrave kimike u rrit pa asnjë shkak. Në janar kërkova të hartohej vendimi për masën mbështetëse për naftën që bujqit ta kishin për mbjelljet e pranverës. Kërkova hapje të tregut.  Rutina e buxhetit nga pagesa nuk u thye”, deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here