Nën akuzë për përdhunim dhe sulm seksual, deputeti lirohet ‘me kusht’ nga drejtësia. Zbardhen detajet e fundit

0
188

Një tjetër skandal ka përfshirë parlamentin anglez, teksa në radhët e Konservatorëve janë ngritura akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale.

Sipas “Daily Mail”, një deputet konservator thuhet se është liruar me kusht, pasi u arrestua në lidhje me akuzat. Emri i deputetit nuk bëhet i ditur, por thuhet se ai është rreth të 50-ave, ndërsa akuzohet dhe për sjellje të pahijshme në postet publike.

Partia Koservatore po përballet me presion për publikimin e emrit të deputetit, ndërsa sekretarja për punët e jashtme, Liz Truss reagoi duke thënë se i takon policisë të vendosë nëse do e publikojë emrin e tij apo jo. Mos deklarimi i emrit ka ngjallur reagime të ashpra brenda Konservatorëve, të cilët thonë se në këtë mënyrë dyshimet bien mbi të gjithë burrat e partisë pa dallim.

Policia tha në një përditësim të fundit rreth orës 7:40 të mëngjesit të sotëm, njoftoi  se deputeti ishte ‘liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme deri në një datë në mes të qershorit’ dhe se një hetim po vazhdon, i udhëhequr nga oficerët e njësisë së Specializuar të Krimit.

Parlamenti Anglez është përballur shpesh herë me akuza për përdhunime dhe sulme seksuale nga anëtarët e tij, ndërsa vetëm në vitin e kaluar 15 deputetë u hetuan nga mbikëqyrësi i ICGS i Parlamentit, i cili shqyrton akuzat për ngacmim, ose sjellje të pahijshme seksuale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here