Google search engine
Home Ekonomi Balluku kërkon kursime energjie, Shqipëria në errësirë totale në ambientet publike, ja...

Balluku kërkon kursime energjie, Shqipëria në errësirë totale në ambientet publike, ja akset kombëtare dhe rrugët e qyteteve do të jenë pa ndriçim

0
436

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, njoftoi se në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar do të nisin ndërprerjen e ndriçimin në akset kombëtare për të kursyer energji. Ajo bëri me dije, disa nga akset në të cilat do të ndërpritet energjia.“I kemi kërkuar ARRSH që të nis menjëherë nga puna për të bërë ndërprerjet e ndriçimit në akset kombëtare. Do të përmend disa prej tyre: aksi Tiranë-Durrës, Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, Qafa e Kasharit-Rinas, Lin-Pogradec, Korçë-Ersekë. Do të ketë ndërprerje edhe në akset kombëtare në degëzim, siç janë Bypass i Fierit me hyrje dalje, Lezhë-Shëngjin dhe Shkodër-Hani i Hotit. Nuk do të prekim disa pjesë të akseve që cenojnë sigurinë rrugore. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë”, tha Balluku. Ndër të tjera, ministrja tha po ashtu, se u është kërkuar bashkive që pas orës 00:00 të ndërpresin ndriçimin në institucionet e qytetit. Ajo theksoi, se do të ndërpritet në ato godina ku ndriçimi është i panevojshme.“I kemi kërkuar institucioneve lokale kudo që ndodhen ato për të kufizuar të gjithë energjinë që konsumohet për ndriçimin, ato që nuk janë të domosdoshme. Duke nisur nga ora 12 e mesnatës do tu kërkohen të gjithë bashkive që të fikin ndriçimin që kanë për ndërtesa që nuk paraqesin domosdoshmëri”, deklaroi ministrja.

Balluku bëri thirrje për të kursyer energji

Më tej ministrja Balluku iu bëri thirrje qytetarëve dhe institucioneve që të kursejnë energji elektrike. Sipas saj, situata hidrike në vend është në një moment delikat, çka do të thotë se duhet vigjilenca nga konsumatori, pasi energjia do të importohet. “Do i drejtohemi importit. Në një situatë hidrike që pak a shumë është e tillë në të gjithë rajonin. Flasim për cikël të mbyllur, gazi dhe nafta janë me çmime të larta. Për këtë arsye do të na duhet të konsumojmë sa më pak energji, për të mos patur mungesë. E kemi përsëritur disa herë dhe ndoshta është argument që duhet ndarë. Qeveria ka vendosur qe te mbroje familjet dhe bizneset e vogla. Nuk do te këtë rritje çmimesh, por duhet të kuptojmë se duhet të kursejmë. Nivelet e liqeneve të hidrocentraleve në kaskadën e Drinit kanë ardhur në rënie të vazhdueshme dhe më e ndjeshme ditëve të fundit kjo ka qenë në Fierzë. Të dhënat zyrtare të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare tregojnë se prodhimi nga këto HEC-e po mbështet furnizimin me energji në vend çka ka sjellë këtë ulje ndërkohë që prurjet natyrale të ujit mbeten të ulëta. Kjo lidhet me faktin se temperaturat negative e bëjnë të pamundur shkrirjen e reshjeve të borës që kanë përfshirë zonat malore në vend”, nënvizoi Balluku.

Ja të dhënat e raportuara nga Hidrocentrali i Fierzës

Aktualisht KESH është kompania publike që është ngarkuar plotësisht me furnizimin me energji të vendit në kushtet e emergjencës duke menaxhuar blerjen e tepricës që nuk sigurohet nga prodhimi vendas. Kjo emergjencë është parashikuar të zgjasë deri më 15 prill ndërkohë që KESH po kërkon aktualisht qiramarrjen e burimeve termike të prodhimit të energjisë si një formë e diversifikimit dhe rritjes së sigurisë së furnizimit. Çmimet e larta të energjisë në bursa dhe situate jo e favorshme hidrike e vitit të shkuar ekspozuan vendin ndaj shpenzimeve të larta për import të cilat kapën nivele rekord mbi 285 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here