Google search engine
Home Bota Pamjet tronditëse / Makina e gazetarëve të televizionit të njohur sulmohet me...

Pamjet tronditëse / Makina e gazetarëve të televizionit të njohur sulmohet me breshëri plumbash nga forcat ruse (VIDEO)

0
178

Gazetarë nga e gjithë bota kanë shkuar në Ukrainë ku po raportojnë mbi sulmet ruse. Një guxim i madh nga ana e tyre duke pasur parasysh rrezikun e madh me të cilin po përballen. Kjo u vërtetua edhe mbrëmjen e djeshme nga skuadra e gazetarëve të Sky News. Ky televizion publikoi pamjet tronditëse të ekipit të tyre duke u sulmuar në Kiev.

Kryekorrespondenti Stuart Ramsay u godit nga një plumb në pjesën e poshtme të shpinës ndërsa ishte në makinë teksa transportonte ekuipazhin e tij drejt Kievit ditën e hënë. Dy fishekë goditën gjithashtu operatorin e kamerës Richie Mockler në pajisen antiplumb.

Pamjet tregojnë plumba që godasin makinën, ndërkohë që ekipi dëgjohet teksa bërtet dhe xhami i mjetit thyhet. Mendohet se sulmi është kryer nga një skuadër zbulimi diversante ruse.

Pas një përplasjeje të tensionuar, ekipi vrapoi duke përdorur një mur betoni për mbulim dhe më pas u fshehën në një fabrikë deri sa erdhi policia ukrainase dhe i shpëtoi.

I gjithë ekuipazhi, duke përfshirë Dominique van Heerden dhe Martin Vowles të Sky News, tashmë janë të sigurt dhe janë kthyer në Britani Anëtari i pestë i ekipit, producenti vendas Andrii Lytvynenko, qëndroi pranë familjes në Ukrainë.

https://twitter.com/BNONews/status/1499879297334530050?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1499879297334530050%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Fbota%2Fpamjet-tronditese-qe-po-thyejne-rrjetin-makina-e-gazetareve-te-televizionit-i497928

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here