Prokuroria e Posaçme ka nën hetim 5 zyrtarë të mazhorancës të akuzuar për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë. Të dhënat janë bërë publike në raportin vjetor të SPAK për vitin që lamë pas. Aty bëhet e ditur se për veprën penale të parashikuar nga neni 157/a (fshehje pasurie) janë në proces hetimi 5 emra. “Numri prej 134 procedime penale me 54 persona nën hetim janë të regjistruar për vepra penale të korrupsionit. Ndërsa, 103 procedime penale me 65 persona nën hetim janë të regjistruar për vepra penale të tjera. Në këtë grup veprash përfshihen edhe veprat penale të parashikuara nga neni 258 i Kodit Penal (47 procedime penale), nga neni 257/a të Kodit Penal (5 procedime penale), nga neni 248 i Kodit Penal (34 procedime penale)”, thuhet në raportin vjetor. Nëse analizojmë me kujdes raportin rezulton se 5 procedime janë për fshehje pasurie, ndërkohë 47 kanë të bëjnë me shkeljen e barazisë në tendera. Neni 258 ka të bëjë pikërisht me këtë vepër penale. Ndërsa neni 248 ka të bëjë me shpërdorimin e detyrës, ku rezulton se janë në ndjekje penale 34 persona. Ajo që duhet theksuar se 5 emrat që akuzohen për fshehje pasurie, edhe pse nuk specifikohet në raport, janë zyrtarë shumë të lartë. SPAK ka kompetencë për këtë vepër vetëm te zyrtarët e lartë, që futen krerë bashkish, deputetë, ministra, etj. Nëse bëjmë një paralele me raportin e DASH pak ditë më parë, theksohej se mes shumë emrave të kallëzuar ishin dhe 2 deputetë dhe 3 krerë bashkish. Me shumë gjasë ata janë në proces hetimi nga SPAK.
Hetime jashtë vendit
Prokuroria e Posaçme ka shtrirë hetimet edhe jashtë vendit për 7 zyrtarë të dyshuar se janë të përfshirë në afera korruptive, abuzime me tenderua, shpërdorim detyre etj. Në Shqipëri shumica e të korruptuarve i nxjerrin paratë jashtë vendit me shpresën se nuk do të zbulohen, por SPAK duket se ka rënë në gjurmët e tyre dhe ka kërkuar ndihmë nga 7 vende partnere. “7 kërkesa, ose 9.75% janë në lidhje me hetime në fushën e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e lidhur me subjektet e Prokurorisë së Posaçme, “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsionit
aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsionit aktiv të
gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Shkelja e barazisë së
pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë
shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, parashikuar nga nenet 248, 244, 258, 319, 319/ç, 258, 260
të Kodit Penal”, theksohet në raport. Më tej theksohet se gjatë vitit 2020 nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë trajtuar 69 kërkesa për ndihmë të ndërsjelltë juridike nga autoritetet gjyqësore të huaja, në bazë të konventave të Këshillit të Europës dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë. Nga këto 20 kërkesa kanë qenë të mbartura nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe 49 janë kërkesa të reja, të paraqitura pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme. Këto kërkesa janë drejtuar nga ana e autoriteteve gjyqësore të huaja, për kryerjen e veprimeve procedurale në Republikën e Shqipërisë. “Numri i madh i tyre, tregon për besimin që autoritet e huaja kanë krijuar ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe rëndësinë e veçantë që kjo prokurori i kushton bashkëpunimit ndërkombëtar”, thekson SPAK.









































Aman edhe skak njesoj si llalla. Po hetojme, e kemi ne proces, do ta shofim. More ato paret qe merrni i keni marre apo i keni ne proces. Cfare perrallisni neper media, kur keni ndermend te punoni, kur do te arrestoni kryekriminelet e ketij vendi?!!!