Google search engine
Home Aktualitet Djegia e pallatit në Tiranë, reagon Rama: Do të rindërtohet 100% nga...

Djegia e pallatit në Tiranë, reagon Rama: Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

0
47

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me zjarrin e rënë një ditë më parë në një pallat në Tiranë, duke sqaruar masat që do të merren për familjet e dëmtuara.

Në reagimin e tij, Rama theksoi se pallati i djegur do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se, sipas tij, shkaku i zjarrit nuk lidhet me ndërtimin e godinës.

Ai shtoi se nuk mund të lihen vetëm qytetarët që kanë humbur pronën e tyre, por njëkohësisht nuk duhet që dëmi të mbulohet nga taksapaguesit, duke nënvizuar rolin e sigurimeve të banesave në raste fatkeqësish.

Kryeministri u bëri thirrje familjeve të dëmtuara të qëndrojnë të qeta dhe u shprehu urimet për shëndet, ndërsa falënderoi zjarrfikësit dhe forcat e rendit për ndërhyrjen e tyre, të cilën e cilësoi si “heroike” në shpëtimin e jetëve të rrezikuara gjatë incidentit.

Edi Rama: Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here