Google search engine
Home Bota Irani hap Ngushticën e Hormuzit, Trump: Bllokada amerikane do të mbetet në...

Irani hap Ngushticën e Hormuzit, Trump: Bllokada amerikane do të mbetet në fuqi deri në vendosjen e paqes

0
13

Presidenti amerikan Donald Trump e ka mirëpritur veprimin e Iranit për të hapur Ngushticën e Hormuzit për pjesën e mbetur të armëpushimit.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan tha: “IRANI SA KA LAJMËRUAR SE NGUSHTICËN E IRANIT ËSHTË PLOTËSISHT E HAPUR DHE GATI PËR KALIM TË PLOTË. FALEMINDERIT!”

Ministri i jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Aragchi, tha se “kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit është shpallur plotësisht i hapur”.

Armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit do të përfundojë më 22 prill, ndërsa armëpushimi në Liban u njoftua dje dhe do të zgjasë 10 ditë.

Është e paqartë se për cilin armëpushim po i referohej Aragchi në postimin e tij në lidhje me rihapjen e ngushticës.

Sakaq, Trump theksoi se bllokada amerikane ndaj Iranit do të mbetet në fuqi të plotë derisa të arrihet marrëveshja e paqes.

Ai tha se bllokada amerikane ndaj anijeve dhe porteve iraniane do të “mbetet në fuqi të plotë”, pavarësisht njoftimit të Iranit se Ngushtica e Hormuzit po rihapet për lundrim.

Trump deklaroi se bllokada amerikane do të vazhdojë derisa negociatat me Iranin të jenë “100% të përfunduara”.

Por presidenti amerikan shtoi se pret që ky proces të “shkojë shumë shpejt”, pasi “shumica e pikave janë negociuar tashmë”.

Mesazhet e Trump sot vijnë pas raportimeve të djeshme se ai mezi priste t’i jepte fund luftës, ndërsa presioni politik mbi të rritet në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here