Tërbohen mediat kosovare, shpërthejnë keq pas komunikimit të Vedat Muriqit në serbisht me mesfushorin Milinkoviç-Saviç, cilët ishin komentet e ‘nxehta’ që agravoi situata

0
215

Mediat kosovare kanë shpërthyer keq pas një komenti në gjuhën serbe i shkëmbyer mes Vedat Muriqit dhe mesfushorit Milinkoviç-Saviç.Sulmuesi i përfaqësuese dardane, u aktivizua rreth 25 minuta para fundit në sfidën ndaj Napolit ku Lacio triumfoi me rezultatin 2-0.

I lumtur nga ky rikthim dhe fitorja e arritur, Muriqi, postoi 2 fota nga ndeshja në “Instagram” ku shkroi: “Jam shumë i lumtur që jam rikthyer dhe që kam kontribuuar në skuadër. Tri pikë shumë të rëndësishme. Forca shqiponja!”

Në këtë postim komentoi edhe mesfushori serb Milinkoviç-Saviç që i shkroi: “Ajde srce” që në shqip do të thotë “Forca zemër”.

Tërbohen mediat kosovare, shpërthejnë keq pas komunikimit të

Sulmuesi dardan ia ktheu shokut të skuadrës po në gjuhën serbe duke iu përgjigjur me “Ajmoooo” apo në shqip “Forcaaaa”.

Ky koment ka ngjallur polemika në mediat kosovare, për shkak edhe situatës aspak të qetë që paraqitet së fundmi.

Tërbohen mediat kosovare, shpërthejnë keq pas komunikimit të

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here