E pabesueshme por e vërtetë/ Një shtëpi kushton më pak se një filxhan kafeje, në këto fshatra shiten banesat për 1 euro, lehtësi edhe për procedurat, flasin ekspertët

0
291

Gjatë viteteve të fundit një ofertë e pazakontë është bërë nga fshatra e qyteza të ndryshme italiane. Duket e çuditshme si një shtëpi mund të kushtojë më pak se një filxhan kafeje.

Për të lehtësuar këto procedura kanë menduar dy shtetasit italianë Nicolò Bolla dhe Alessandro Barba. Ata janë partnerë biznesi, një nga Emilia Romanja dhe një nga Siçilia, të cilët kanë ndërtuar një faqe në internet me shtëpitë e disponueshme që nisin nga një euro.

“Ne përpiqemi të thjeshtojmë procedurat, jo vetëm me teknologjinë, por me të gjitha lehtësirat e mundshme mbi taksat, por dhe emigracionin”, shprehet Bolla, shkruan CNN. “Ne mund të ofrojmë lehtësira edhe për shtetasit që nuk janë italianë ose që kërkojnë të bëjnë një biznes në këto zona”, shton ai.

Për ta realizuar këtë, atyre u vijnë në ndihmë profesionet e tyre, njëri llogaritar dhe tjetri një ekspert i emigracionit. Në një situatë të vështirë lëvizje për shkak të pandemisë, ata synojnë ta kryejnë gjithçka me anë të internetit.

Aktualisht, në faqen e tyre në internet Auctions2Italy, janë vendosur 6 shtëpitë e para nga tre zona në Itali.

Arsyeja që autoritetet lokale ndërmarrin këto nisma ka të bëjë me shpopullimet e këtyre fshatrave, pasi të rinjtë janë larguar drejt qyteteve të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here