Itali/Mbi 16 mijë raste të reja dhe 672 të vdekur nga koronavirusi

0
214

Edhe në 24 orët e fundit në Itali është konfirmuar një shifër e lartë me infeksione nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në vend janë regjistruar 16,377 raste të reja nga 130,524 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit, 672 persona kanë humbur jetën, kundrejt 541 të dielën. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë, në Italinë që u godit rëndë në valën e parë ka shkuar 55,576.

Ndërkaq, 3.744 pacientë janë të shtruar në spital në kujdesin intensiv. Sipas të dhënave, rajoni më i prekur është Emilia-Romagna me 2,041 raste të reja në 24 orët e fundit. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here