Pezullohet puna e zyrës konsullore në ambasadën e Romës

0
36

Zyra konsullore e ambasadës shqiptare në Romë njofton se ditën e nesërme do të pezullojë të gjitha shërbimet e saj për shkak se një anëtar i stafit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në njoftimin e kësaj ambasade bëhet me dije se i janë nënshtruar testit dhe punonjësit e tjerë dhe se ndërkohë është duke u bërë dhe dezinfektimi i të gjitha ambienteve.

Zyra konsullore e ambasadës në Romës bën me dije se nesër do të njoftojë dhe se kur nis puna pasi është në pritje të rezultateve të tamponit për punonjësit e tjerë të testuar.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj