Gjenden trupat e pajetë të dy prej djemëve në Malësinë e Madhe, autori i çoi tek…

0
128

Pesë ditë nga zhdukja dhe tre nga kërkimet sot u gjetën në një zonë të thellë të Malësisë së Madhe 2 nga 3 të rinjtë, Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj, ndërkohë nga Daniel Pepaj, i cili dyshohet se është autori i vrasjes nuk ka ende asnjë gjurmë.

Por si u gjetën trupat e pajetë?

Abc News mëson nga burime pranë policinë e shtetit se trupat e 2 të rinjve janë gjetur gjatë kërkimeve në zonën e pyllëzuar të Rrencit, që ndodhet rreth 3 orë në këmbë nga fshati Vrith. Ata u gjetën duke ndjekur rrugën e dyshuar se mund të kenë bërë 3 personat. Po në këtë zonë, sipas banorëve të fshatit ishin dëgjuar edhe krismat e armëve ditën që janë zhdukur të rinjtë.

Por përse autori zgjodhi pikërisht atë zonë për t’i vrarë?

Vendi i krimit, ku u gjetën pa jetë 2 të rinjtë ndodhet rreth 250 metra larg parcelës me hashash që dyshohet të jetë bërë shkak i sherrit mes 3 personave.

Po i njëjti burim theksoi për Abc News trupat nuk ishin fshehur apo mbuluar, ndërsa janë qëlluar nga një distancë e afërt me automatik pak metra larg njëri tjetrit.

Autori Daniel Pepaj, dyshohet se pas sherrit u ka kërkuar 2 të rinjve të shkojnë te parcela me kanabis në zonën e pyllëzuar që të sqaroheshin, por aty i ka ekzekutuar, ndërsa më pas dyshohet se është arratisur në Mal të Zi.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj