Shtëpia e Bardhë për marrëveshjen e 4 shtatorit: Tjetër nënshkrim i madh!

0
42

Shtëpia e Bardhë ka komentuar marrëveshjen Kosovë- Serbi në Uashington 4 ditë pasi ajo u nënshkrua nga Trump, Hoti dhe Vuçiç.

Në një deklaratë zyrtare, ajo e konsideron marrëveshjen si një tjetër nënshkrim i madh i Trump nga disa që ai tashmë ka arritur për të sjellë paqe në botë.
Më tej Shtëpia e Bardhë thotë se marrëveshja e 4 shtatorit, bëri që Trump të bëjë bashkë Kosovën me Serbinë.

Marrëveshja e nënshkruar sipas Shtëpisë së Bardhë sjell një angazhim historik për normalizimin ekonomik të Kosovës dhe Serbisë, ku SHBA do të financojë projekte infrastrukturore dhe energjetike të cilat do të sjellin investime dhe vende të reja pune për dy vendet.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj