Google search engine
Home Politike Publikoi videon e qytetarit duke grisur teserën e PS/ Sali Berisha del...

Publikoi videon e qytetarit duke grisur teserën e PS/ Sali Berisha del ‘blof’, ja kush është demokrati që ka mbajtur poste në kohën kur PD ishte në qeveri

0
363

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi dje në rrjetet sociale një video ku shfaqen sipas tij 2 anëtar të PS në Dibër që kanë grisur teserat e Partisë Socialiste dhe duke iu bashkuar PD.

Mirëpo edhe këtë radhë Berisha ka dalë ‘blof’, pasi personi që ka grisur teserën është Bashkim Murati, anëtar i PD. Jo vetëm kaq por ai ka dalë në foto e me kryedemokratin Lulzim Basha.

Videoja është bërë në vitin 2016, kur PD organizoi shfaqjen se 200 socialistë në Dibër iu bashkuan PD-së.

Por në fakt kjo nuk ka qenë e vërtetë, pasi Bashkim Murati nuk ka qenë asnjëherë anëtar i PS-së. Gjithashtu ai rezulton votues në Tiranë dhe jo në Dibër. Ndërsa në kohën kur në qeveri ka qenë PD, ai ka mbajtur postin e doganierit për disa vite rresht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here