Koronavirusi i merr jetën epidemiologut të njohur, Bino: Ishte kujtesa e ISHP-së

0
272

Koronavirusi i ka marr jetën një tjetër mjeku, e bëhet fjalë për epidemiologun e njohur Vilson Topulli.

Ka qenë shefja e Institutit të Shëndetit Publik Silva Bino që ka bërë të ditur lajmin e hidhur për vdekjen e mjekut 73-vjeccar.

Bino shkruan fjalët prekëse për kolegun e saj, ndërkohë që e cilëson atë si një njeri të palodhur, duke theksuar se ai ishte kujtesa e ISHP-së, pasi kishte filluar punë aty që në moshën 19 vjeçare.

“Kjo pandemi na mori sot kolegun tonë të palodhur, Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjatë epidemisë së kolerës në vitin 1994. Më pas punova rreth 16 vite me të. Vili ishte personi që njihte çdo skutë që Shqipëri, e njihte vendin dhe këdo që punonte në shëndet publik. Një njeri i palodhur. Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte filluar punën qysh 19 vjeç.”- shkruan Bino ndër të tjera.

Bino thekson ndër të tjera se ai ishte epidemiolog i terrenit, ndërkohë që nuk mund ta dinte se vite më pas një pneonomoni e tillë do ti merrte jetën.

“Ishte epidemiolog i palodhur i terrenit. Nuk mund ta dinte se vite më pas një pneumoni e tillë do ti merrte jetën. Të na falësh Vili që nuk të mbrojtëm e nuk të shpëtuam dot.”- shkruan Bino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here