Ndodh në Itali/Rajoni i Puglias jep bonus prej 1.500 europër çiftet që bëjnë dasma këtë vit

0
250

Në një kohë që bota po përballet me një situatë shumë të vështirë të pandemisë së koronavirusit, shumë shtete kanë vendosur rregulla të forta sa i përket frenimit të virusit.

Ndërkohë që shumë shtete ndalojnë organizimin e dasmave, rajoni i Puglia-s në Itali ka vendosur të vërë në dispozicion një bonus prej 1.500 eurosh për çifte që vendosin të martohen në vitin 2020. Bonusi u aktivizua nga 1 korriku dhe mund të kërkohet deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Guvernatori i Puglia-s, Michele Emiliano me një video-mesazh të publikuar në Facebook, dha lajmin për mbërritjen e bonusit për dasmat.

“Për të gjithë çiftet që janë martuar në këtë periudhë të vështirë dhe të cilët do të martohen deri në fund të vitit, ne kemi botuar njoftimin e Bonusit të Martesës. Është një sasi e vogël, por e dobishme për të qetësuar vështirësitë e momentit”.

Kontributi mund të kërkohet nga çifte që janë martuar pas 1 korrikut. Por kjo iniciativë e Rajonit të Puglia-s së bashku me Puglia Promotion, synon të ndihmojë të gjithë sektorin e dasmave, të goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Vlera prej 1.500 eurosh mund të përdoret për shpenzimet e dasmave, të tilla si marrja me qira e dhomave të pritjes, luleshitës, restorante, etj. Në vitin 2019, sektori i dasmave lëvizi rreth një miliardë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here