Kamping me çadër në Skoci/ Kryeministri Johnson pushime verore modeste

0
314

Kryeministri britanik Boris Johnson po kalon pushimet verore në Skoci. Në fakt, Johnson ka vendosur që këto pushime t’i kalojë me tepër modesti dhe pa shpenzime.

Sipas DailyMail, kryeministri britanik i cili ka qenë tepër i angazhuar gjatë pandemisë këtë vit, ku u infektua edhe vetë me COVID-19 po kalon pushime në një shtëpi verore me tre dhoma dhe një banjë.

Ai është aty së bashku me të fejuarën Carrie Symonds. Në fakt ky është një ndryshim i madh për Johnson, cili vetëm për vit të ri kaloi pushimet në Karaibe, kurse sot në një zonë brenda Mbretërisë së Bashkuar tepër modeste. Ndërkohë shumë liderë të tjerë kanë zgjedhur të pushojnë edhe këtë vit pavarësisht pandemisë në vende luksoze.

Por ndërkohë këto janë fotot e para të zbuluara nga mediat të pushimeve të Johnson, pasi ai nuk ka lajmëruar ku do pushonte dhe as ka dashur të zbulohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here