Dy të rinj të lindur në Palestinë, por banues në Tiranë janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për disa vjedhje. Po kështu një 18 vjeçar gjithashtu i lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë është vënë nën hetim.
Të arrestuarit janë Yassine Lwali, 26 vjeç dhe Osmane Ellabasi., 24 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë, ndërsa nën hetim është vënë Ahmed Basri., 18 vjeç, po ashtu lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.
Kapja e këtyre tre personave është bërë nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë nga pronarja e një dyqani të vjedhur në Rrugën e Durrësit.
Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta persona janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të para të muajit janar 2020 dhe konkretisht:
– Më datë 02.01.2020, në një bar kafe, në rrugën “Zenel Baboci” kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pije alkoolike.
– Më 06.01.2020, në një dyqan, në Rrugën e Durrësit, kanë vjedhur rroba të ndryshme.
– Më 06.01.2020, në një farmaci, në Rrugën e Kavajës kanë vjedhur telefon.
– Më datë 06.01.2020, në ambientin e një pastiçerie, në rrugën “Ibrahim Rrugova” kanë vjedhur aparat celular dhe një portofol.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas. Ndërkohë ata do të përballen me akuzën veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë , në ngarkim Y. L. dhe O. E.