Policia greke vijon aksionin për kapjen e skafistëve të gomoneve, njëra prej të cilëve u kap rreth 6 ditë më parë. Referuar medias greke ” Kathimerini” policia greke është në kërkim të skafistit të pestë.
Sipas tyre, skafisti është larguar nga gomonia e dyte, ku u arrit te kapej vetëm një person, i cili po largohej me not. Droga e kapur dje ishte fshehur nga skafistet e gomones së dytë. Kemi të bejmë me grup kriminal shqiptaro-italian qe trafikon hashash në Turqi dhe e këmben me heroinë.