Reagon OSHEE: Pse ndodhi shpërthimi i transformatorit

0
345

OSHEE ka reaguar pas shpërthimit të transformatorit të tensionit të lartë në autostradën Tiranë – Durrës.

Në njoftimin e OSHEE thuhet se për shkak të punimeve në një kompani me vendndodhje në autostradë, dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, cka ka shkaktuar masë.

Më tej, sqarohet se ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.

Njoftimi i OSHEE:

Për shkak të punimeve të kompanisë “4AM”, me vendndodhje pranë  COCA COLËS në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, cka ka shkaktuar masë, ka mbetur për disa minuta i stakuar NST Kashar.

Ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.

Grupi i punës së avarisë së OSHEE mori masa për furnizimin menjëherë të nstacionit me linjën rezervë dhe aktualisht kanë marrë energji të gjithë zonat e lartpërmendura.

Aktualisht kemi stakuar për masë vetëm fiderin që furnizon me energji zonën pranë Coca Colës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here