Kreu i PD, Lulzim Basha me një postim në rrjetet sociale ka bërë një deklaratë të fortë për shembjen e Teatrit Kombëtar ku nuk i ka kursyer akuzat nga kryeministrit Edi Rama.
Basha ka paralajmëruar të gjithë zyrtarët dhe ndërtuesit që janë pjesë e planit për ndërtimin e Teatrit të Ri, se do të përgjigjen para drejtësisë, për atë që ai e quan “projekt kriminal grabitqar”.
“Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar.
Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro.
Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro.
Një hajdut psikik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.
Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.
Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre.”, shkruan Basha.