Google search engine
Home Politike Guvernatori pa mandat i BSH molla e sherrit mes socialistëve, ja si...

Guvernatori pa mandat i BSH molla e sherrit mes socialistëve, ja si shkatërroi financat dhe zhyti sistemin bankar në skandale

0
378

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë duket se është molla sherrit që ka shpërthyer brenda socialistëve. Dje PS dorëzoi në Kuvend një nismë për shkarkimin e Arben Malajt nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, ku sigurisht ka shumë dyshime mbi këtë lëvizje. Njerëzit e Veliajt e trumbetojnë si arritje të tij, pasi shkarkimi vjen pak kohë pas përplasjes mes Malajt dhe kryebashkiakut. Por gazeta ka mësuar se bëhet fjalë për diçka krejt tjetër. Arsyeja se përse Malaj rrezikon shkrimin është për shkak të përplasjeve brenda Bankës së Shqipërisë. Kjo bankë është kthyer në një çerdhe skandalesh e aferash, të cilat Malaj i ka denoncuar ndryshe nga anëtarët e tjerë që janë pajtuar me skandalet e guvernatorit. Malaj në të gjitha mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës ka dalë kundër dhe nuk kanë munguar debatet e përplasjet. Po ashtu, Malaj dhe publikisht ka kritikuar politikat e BSH. Gjatë drejtimit të Sejkos euroja ra në pikiatë, kreditë e këqija u rritën, ndërsa shpërthyen dhe skandalet në sistemin bankar. Pra, Guvernatori pa mandat ka futur në sherr socialistë, pasi ai ka ditur të dredhë sipas interesit. Sejko mundohet ta mbajë mirë me të gjithë, që nga Presidenti e qeveria, deri te opozita dhe oligarkët. Kjo ka bërë që Malaj të rrezikojë shkarkimin pasi është i vetmi që i ka vënë në pah shkeljet Gent Sejkos.

Dështimi i Sejkos

Përmes marifeteve të tij, Gent Sejko ka arritur që të mbijetojë në krye të Bankës së Shqipërisë, edhe pse duhej të ishte larguar. Sejko kur mori detyrën, zëvendësoi Ardjan Fullanin dhe vjet atij i mbaroi mandati. Por guvernatori arriti të bindë socialistët mos e largojnë, duke e lënë të drejtojë bankën për 7 vite. Por ai po e zhyt vendin në kaos për shkak të marifeteve të tij. Rasti më flagrant i pazareve ishte ai i “Veneto Bank”, e cila shpalli falimentin dhe mori më qafë shumë kredimarrës. Ishte BSH që firmosi falimentin e saj dhe nga 12-13 milionë euro, kreditë e këqija shkuan 75 milionë euro, duke dëmtuar imazhin e sistemit të kreditimit në Shqipëri. BSH ka pasur dijeni për të gjithë procesin e falimentimit të bankës italiane. Këtë proces Banka e Shqipërisë, jo vetëm që e ka miratuar, por ka kërkuar dhe propozuar një përfaqësues të mundshëm ligjor në Shqipëri të SGA-së, shoqërisë përmbarimore shtetërore italiane të cilës i kaluan për menaxhim kreditë e këqija pas falimentimit të detyrueshëm të Veneto Banka (mëma) (dhe asaj shqiptare) nga qeveria italiane (likuidim administrativ). Mediat italiane kanë publikuar Aktin e Njohjes së transferimit të bankave italiane të falimentuara të datës 26 qershor 2017 (Veneto Banca SPA dhe Banca Popolare di Vicenza). Pasi shpjegohet e gjithë procedura, në faqen e fundit të marrëveshjes, në pikën 7.5 nënvizuar me të kuqe shkruhet se “me referencë të Contratto di Ritransferimento Albania më datë 22 nëntor 2017, Veneto Banka merr përsipër që të bëjë të mundur që rikuperimi i kredive të këqija të Veneto Banka Sh.a të transferuara në VB (edhe pas kalimit të tyre të mundshëm në SGA S.P.A sipas ligjit, ti besohen një shërbimi, siç është kërkuar dhe rekomanduar nga Banka e Shqipërisë, një subjekti ligjor shqiptar. Pra Sejko është ai që po zhyt në kaos financat dhe sistemin bankar në vend, ndërsa tani duket se ka futur dhe në sherr socialistët.

Elisjeda Kiko

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here