Sulmi me molotov në Vaun e Dejës ndaj KZAZ-ve, Policia bën lëvizjen urgjente

0
314

 Mbrëmjen e sotme, në Vaun e Dejës militantë të PD sulmuan KZAZ-në nr. 6 pranë shkollës ‘Ndre Mjeda’ në Bushat.

 

Si pasojë e tentimit të djegies së materialeve zgjedhore me molotov nga ana e militantëve, mbetën të plagosur tre efektivë policie.

Policia ka  njoftuar se pas këtij incidenti, ka shoqëruar në komisariat 9 persona.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sonte, rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD, tek KZAZ nr.6 e cila ështe ngritur prane një shkolle në Bushat, Vau i Dejës.

Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta.

Për pasojë janë plagosur 3 punojës policie të Komisariatit Vau Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna per kapjen dhe shoqerimin e personave të tjerë, te perfshire ne ngjarje.

Grupi hetimor i ngritur për çeshtjen, në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here