Skadon afati, PS, Patozi dhe aleatët e Bashës dorëzojnë listat e kandidatëve, ja emrat e njohur që do futen në Këshillin Bashkiak të Tiranës

0
288

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se po shkojnë drejt greminës. Djegia e mandateve i ka dobësuar jashtë mase këto dy parti, pasi vendet e lëna bosh prej deputetëve të saj po plotësohet nga kandidatë “rebelë”, të cilët nuk pajtohen me vendimin e Bashës dhe Kryemadhit. Por PD dhe LSI duket se do të humbasin terren edhe në pushtetin vendor. Dje u mbyll afati i regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie dhe kandidatëve për këshillin bashkiak për zgjedhjet vendore, teksa koalicioni i majtë, aleatët e Bashës dhe partia e Patozit kanë dorëzuar listat pranë KQZ dhe KZAZ me emrat që do të garojnë në 30 qershor. Kështu, koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” i kryesuar nga Partia Socialiste ka regjistruar 61 kandidatët e saj.

Regjistrohen Veliaj dhe 100 kandidatët bashkiakë për Tiranën

Në Tiranë koalicioni i majtë do të ketë për kandidat të saj kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj, i cili është regjistruar dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, së bashku me 100 kandidatët për këshilltarë bashkie të PS për kryeqytetin. Në listën për këshilltarë bien në sy emra mjaft të njohur duke filluar nga Luan Bregasi, deri tek aktroi Gaz Paja dhe shumë zëvendësministra sikundër janë Romina Kuko, Toni Gogu, Besfort Lamallari, etj. Ndërsa në Durrës koalicioni i majtë do ketë për kandidate zonjën Valbona Sakon, ndërsa në Gjirokastër kandidat është ish-deputeti i PS, Flamur Golemi. Në Elbasan në këto zgjedhje, koalicioni i “ASHE” do të përfaqësohet nga ish-prefekti i këtij qarku, Gledian Llatja. Ndërkohë që Armando Subashi në Fier, Sotiraq Filo në Korçë, Dritan Leli në Vlorë, apo dhe Majlinda Bufi në Bashkinë Roskovec do të jenë disa nga kandidatët që do të përfaqësojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, sa i takon zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Aleatët e Bashës dhe Patozi regjistrojnë kandidatët

Përveç koalicionit të majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane”, dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar edhe tre kandidatë nga Bindja Demokratike, një i pavarur dhe një i koalicionit “Shpresa për ndryshim”, e përfaqësuar nga aleatët e Bashës. Kështu, në Bashkinë e Shijakut, Partia Bindja Demokratike ka regjistruar si kandidat për zgjedhjet lokale të 30 qershorit Arben Pohumin. Ndërsa për dy bashki të tjera Bindja Demokratike e drejtuar nga Astrit Patozi ka regjistruar kandidatët Sabri Ibrahimi në Gramsh dhe Shkëlzen Qoka në Dibër. Por dje ka dorëzuar dokumentet për të kandiduar si i pavarur në bashkinë e Beratit edhe Plarent Aleksi. Nga ana tjetër Koalicioni “Shpresa për ndryshim” i cili kryesohet nga “Aleanca Kuq e Zi” ka regjistruar në KQZ kandidatin e saj për kryetar bashkie për Përrenjasin. Kjo forcë politike ka propozuar Myslim Karriqin që të konkurrojë nga Aleanca Kuq e Zi pjesë e Koalicionit “Shpresa për Ndryshim ” në zgjedhjet e 30 qershorit. Myslim Karriqi do ketë mbështetjen jo vetëm nga Partia Aleanca Kuq e Zi, por edhe nga Partia Bashkimi Liberal Demokrat; Partia Demokracia e Re Europiane; Partia Aleanca Popullore; Partia Balli Kombëtar; Partia e Emigracionit Shqiptar dhe Partia Ora e Shqipërisë, ish-aleatë të Bashës.

Marrin fund shpresat e PD-LSI

Regjistrimi i koalicioneve, kandidatëve dhe partive, sa i takon zgjedhjeve vendore të 30 qershorit duket se ka prerë shpresat e PD dhe LSI për shtyrje të zgjedhjeve. Basha dhe Kryemadhi mbanin shpresa se këto zgjedhje nuk do të zhvilloheshin në datën e caktuar. Por fakti që dje skadoi afati i regjistrimit të kandidatëve në KQZ dhe vendosmëria e koalicionit të majtë, aleatëve të Bashës dhe Patozi për të hyrë në këto zgjedhje edhe pa PD e LSI, tregon qartë se nëse do të ecet me këto ritme me shumë gjasa këto dy parti, sidomos partia Kryemadhit do të shkrihen. Kjo pasi si Partia Demokratike, ashtu dhe Lëvizja Socialiste për Integrim tani të vetmin burim që iu ka mbetur për të mikluar elektoratin janë bashkitë. Kështu që, duke qenë se tanimë janë jashtë Parlamenti, ndërkohë që pas 30 qershorit do të humbin edhe drejtimin e bashkive që administrojnë, mundësit janë që këto parti të shkojnë drejt kapitullimit.

Rigels Seliman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here