Kërcënimi i kreut të OSBE gjatë protestës së opozitës, ja kush i vajti tek banesa ambasadorit Borchardt (VIDEO)

0
286

Protesta e opozitës të shtunën e 11 majit degjeneroi në përplasje dhe dhunë pothuajse 7 orë në kryeqytet.

Ndërkohë, një moment që mori vëmendje dhe u kritikua nga ndërkombëtarët ishte momenti kur mbështetës të opozitës shkuan tek rezidenca e kreut të OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt. Në media qarkulluan pamje se protestuesit kishin zhgarravitur murin e banesës së ambasadorit.

Ndërkohë, në një video të publikuar nga Opinion.al shihet se personat që kërcënuan Borchardt ishin një grup të rinjsh. Përveçse shkruajtën në mur, ata dëgjohen të thërrasin në kor ‘Borchardt turp për ju!”.

Ky reagim erdhi pasi teksa opozita protestonte OSBE publikoi një deklaratë të fortë: “Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë.”

Ndërkohë, pasditen e djeshme pati sërish një deklaratë nga OSBE, e cila dënonte atë që ndodhi me ambasadorin Borchardt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here