Trondit Sali Berisha, kërkon eliminimin fizik të Ramës: Meriton plumbin ballit, populli do ta vrasë dhe do e hedhë në Lanë

0
402

Ish-kryeministri Sali Berisha ka tronditur sërish me kërcënimet dhe bëmat e tij. Pasi dështoi të shtunën të merrte Kryeministrinë siç bëri në 1998, tani ka arritur deri aty sa kërkojë eliminimin fizik të kryeministrit Edi Rama. Duket qartë që liderët e opozitës javët e fundit janë në trishtim dhe panik të thellë dhe po tentojnë të bëjnë ç’është e mundur për të shkaktuar kaos në vend. Gjatë diskutimeve dje në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha ka qenë më i ashpri, duke thënë se Rama largohet vetëm duke u eliminuar. “Rama nuk rrëzohet me protesta paqësore. Rama meriton një plumb në ballë, po nuk na e lejon interesi i vendit. Të ndërmarrim çdo akt që t’i kthejmë shqiptarëve votën e lirë. Po nuk arritëm votën e lirë, mbetemi. Në interes të vendit është, rrëzimi i Ramës. Djegia e mandateve do ishte sukses shumë i madh, nëse ai rrëzohet. Duhet rrëzimi i Ramës me çdo kusht dhe çmim. Pa çmim nuk arrihet. Aludimi ishte dhunë”, u shpreh Berisha. Ish kryeministri gjatë mbledhjes së grupit tha se me aksionin qytetar politik do t’i kthehet vota e lirë shqiptarëve, në të kundërt opozita do të mbetet vetëm një fasadë. Berisha tha se ka ardhur koha që PD të përballet me këtë “regjim” dhe bëri thirrje për ndërmarrjen e çdo akti që do t’i çojë në rrëzimin e kryeministrit Rama.

Berisha kërcënon Ramën

Ish kryeministri Berisha ka vijuar edhe më tej me kërcënimet në drejtim të kryeministrit Rama. Gjatë një interviste për median italiane “Il Messagero” ai tha se Rama ose duhet të largohet dhe të pranojë zgjedhje të parakohshme ose populli do ta hedhë në Lanë. Berisha deklaroi se do të vijohet me protesta deri në plotësimin e kërkesave të vendosura nga opozita, duke shtuar se është një situatë kritike pasi nuk janë më studentët që protestojnë por qytetarët. “Të largohet, të lejojë krijimin e një qeverie të përkohshme me mandatin e përgatitjes së zgjedhjeve të lira për të garantuar paqen sociale në Shqipëri. Dy vjet më parë në 19 maj ne kemi nënshkruar një marrëveshje për të shkuar në zgjedhje por ai nuk e respektoj atë. Me Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Beteja është e vështirë, por këto protesta qenë një mësim i mirë e shpresoj që Rama të kuptoj, përndryshe do të ketë ditë të vështira, njerëzit do ta vrasin e do ta hedhin në lumë. Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar dhunën. Por dhuna e vërtetë është të dhunosh të drejtën e votës. Protestat do të vazhdojnë derisa të pranohen kërkesat tona. Kthim pas nuk ka, Nuk janë më studentët që protestojnë por janë qytetarët, situata është kritike”, u shpreh Berisha. Në intervistën e realizuar pas protestës së opozitës, Berisha ka mbrojtur edhe qytetarët që dolën të shtunën në shesh, duke justifikuar veprimet e tyre të dhunshme me “terrorin” që sipas tij ushtron prej 5 vitesh qeveria e Edi Ramës. Sa i përket reagimit të komunitetit ndërkombëtar që ka dënuar dhunën e treguar në protestën e së shtunës, ish-kreu i ekzekutivit ka nënvizuar se ndërkombëtarët e kanë dënuar dhunën, por dhuna e vërtetë është të dhunosh të drejtën e votës. Berisha ka sqaruar gjithashtu se protestat e opozitës do të vijojnë deri sa të pranohet kërkesa për qeveri transitore.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama po në një intervistë për një media italiane, si prestigjiozja “Corriere della Sera” tha se nuk ka ndërmend të dorëhiqet dhe se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.

Elisjeda Kiko

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here