Suada Sherifi, ish-Miss Shqipëria që prej dy vitesh është bërë nënë e një vajze, së cilës i është dedikuar tërësisht.
Ditën e sotme në media u bë publik lajmi se bashkëshorti i saj Eldi Dizdari është shpallur së fundmi në kërkim nga policia, për masakrën e ndodhur më 4 tetor në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.
Suada është martuar rreth një vit më parë me Eldi Dizarin. Në emisionet televizive ku ka qenë e ftuar Suada është shprehur gjithmonë shumë e emocionuar për bashkëshortin dhe ka treguar marrëdhënien e tyre të veçantë.
Në një kërkim në Instagram të Suadës, shohim se ditën e djeshme ajo ka publikuar disa foto me të bijën në sheshin Skënderbej. Ajo ngjan e lumtur krah vogëlushes teksa pozojnë pranë pemës së madhe në qendër të Tiranës.