Google search engine
Home Lifestyle Renato Mekolli tregon sekretet se çfarë pëlqen të hajë Rama, ndërsa Basha...

Renato Mekolli tregon sekretet se çfarë pëlqen të hajë Rama, ndërsa Basha vdes për ….

0
497

Shefi i kuzhinës Renato Mekolli, i pranishëm në rubrikën për Çaj në BE Caffee, tek e “E Diela Shqiptare” tregoi disa “sekrete” të vogla nga klientët që frekuentojnë restorantin e tij.

I pyetur nga Erion Isai nëse është e vërtetë që klientët duan tavolinën përballë xhamit, Renato e pranoi dhe tha, po pasi duan të dëgjojnë atë kur bërtet.

Erion Isai: Kam lexuar një intervistë të Lulzim Bashës dhe vdes për atë hamburgerin tënd. Çfarë i hedh që e pëlqen aq shumë Luli ?

Renato Mekolli: Në fakt është salca që unë i bëj, mishi dhe të gjitha gjërat që i bëj në moment, nuk ka asnjë gjë të gatshme.

Erion Isai: Po Edi Rama, çfarë pëlqen të hajë?

Renato Mekolli: Edi Rama pëlqen të hajë lehtë…

Bes Kallaku: A është e vërtetë që ke menduar largimin nga Shqipëria?

Renato Mekolli: E kam menduar, por jo tani.

Bes Kallaku: Ku do shkosh?

Renato Mekolli: Mund të jetë Londra, ose Los Angeles.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here