Milto Kutali sjell dramën “Maskuar” premierë në Teatrin Eksperimental

0
480

Shfaqja “Maskuar” vjen premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vepra teatrore shkruar nga autori izraelit Ilan Hatsor përthyer nga Eda Dehemi vjen në skenë nga regjisori Milto Kutali. Rolet në vepër regjisori ia ka besuar aktorëve Arben Derhemi, Alfred Trebicka dhe Ismail Shino. Një familje e copëtuar nga mashtrimi, tradhtia dhe lufta në shfaqjen “Maskuar”. Vepra është me skenografi nga Ilir Martini dhe muzikë nga Mark Luli. Nga të gjitha plagët e shkaktuara nga lufta moderne  guerile, ajo që lë ndoshta plagët më të thella emocionale, është ajo e familjeve të shkatërruara nga besnikëritë konfliktuale , duke zëvendësuar dashurinë familjare dhe besimin me dyshimin dhe mosbesimin. “Maskuar”, një shfaqje e fuqishme nga Ilan Hatsor sjell në qendër të saj tre vëllezër palestinezë. Janë të mbërthyer në një luftë për jetë a vdekje për shkak të mashtrimit dhe tradhtisë. Ngjarja është e vendosur në një fshat Palestinez, në bregun perëndimor  në vitin 1990, por historia e saj mund të ketë ndodhur në të njëjtën mënyrë në një numër qytetesh gjatë 20 viteve të fundit, nga Belfasti deri ne Johanesburg, në Sarajevë apo edhe në Bagdadin e sotëm kudo ku një forcë ushtarake ka vënë vëllanë kundër vëllait. Regjisori Milto Kutali tregon se këtë vepër e ka lexuar vite më parë dhe tani u bë e mundur realizimi për në skenën e teatrit. ““Maskuar” ka kahje të përafërta në histori me Ballkanin dhe Shqipërinë. Që kur unë  nisa ta lexoj këtë vepër para tre vitesh, m’u kujtua një afërsi me veprën “Familja e peshkatarit” të Sulejman Pitarkës. Ne kemi marrëdhënie që shkojnë deri në ekstrem në jetët tona dhe shoqërinë tonë. Kemi dhe sot familje të ndara. Vepra teatrore është mjaft aktuale dhe për shoqërinë e sotme”, pohon regjisori Mito Kutali. Vepra premierë në datat 31 Tetor 1-2-3-4 nëntor ora 19:00 do të jetë për publikun në sallën Moliere të Teatrit Eksperimental.

Vepra dhe shoqëria

Këtë herë në skenë me një vepër të një autori të njohur izraelit si Ilan Hatsor, regjisori ka zgjedhur aktorë të njohur për të qenë pjesë  dramës në skenë. Ai shprehet si të tre aktorët kanë bërë një punë të vlerësuar deri në fund kur vepra erdhi e realizuar në skenën e teatrit. Por regjisori tregon se me mesazhet që përcjell vepra tregohet se kur dhuna pyet përgjigjet dhimbja. “Në shoqëritë tona, në shoqërinë shqiptare nuk ka çlirim. Vepra shoqëron faktin që ndaj dhunës zgjidhja është e imponuar. Kur dhuna pyet përgjigjet dhimbja. Është dhimbja ajo që të detyron në zgjedhje. Dhimbja depërton dhe të ndërton jetën ashtu si nuk kanë dashur. Dhuna dhe diktator të japin zgjidhej të imponuar”, tregon mes të tjerave regjisori Milto Kutali. Për këtë vepër teatrore që vjen këto ditë në skenë premierë regjisori ka nisur punën para disa kohësh. Edhe këtë herë në zgjedhjet e regjisorit Milto Kutali janë vepra që përcjellin mesazhe të forta për shoqërinë tonë. Ndërkaq që dhe vetë aktorët lajmërojnë që do të jetë një vepër teatrore e fuqishme që bëhet pjesë e jetës artistike të kryeqytetit këto ditë. Në role aktorët e Derhemi, Trebikca dhe Shino janë emra që publiku i njeh dhe aktivitetin e tyre artistik i vlerëson. Kjo premierë teatrore që mban emrin e një autori të njohur izraelit, më parë dhe në skena të tjera të botës është pritur me vëmendje. Në veprat e autorit Ilan Hatsor gjithmonë kritika dhe publiku ka vlerësuar çfarë përcillet. Këtë herë është “Maskuar” që vjen premierë në vijim të shfaqjeve  te Teatri Eksperimental për publikun, për t’ia lënë vendin më pas të tjerave veprave.

Nga Julia Vrapi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here