Google search engine
Home Kulture “La Traviata”, nga partitura e Verdit te skena shqiptare e operës

“La Traviata”, nga partitura e Verdit te skena shqiptare e operës

0
26

Një nga kryeveprat më të njohura të kompozitorit Giuseppe Verdit, opera “La Traviata”, erdhi në fund të shtatorit 2025 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, përmes një produksioni të ri nën regjinë e Hugo De Ana. E interpretuar nga tre kaste artistësh dhe nën dirigjimin e maestro Francesco Ommassini, kjo vepër u shfaq për katër mbrëmje para publikut të TKOB-së, duke sjellë një tjetër përmasë të repertorit operistik në skenën shqiptare. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka publikuar në rrjete sociale edhe pamje nga ky produksion, duke sjellë momente nga skena dhe interpretimet e artistëve që i dhanë jetë operës “La Traviata”.

Historia tragjike e Violetës, personazhit kryesor të operës “La Traviata”, e mbështetur mbi romanin “Zonja me kamelie” të Aleksandër Dyma-së, është një nga veprat më të njohura të repertorit operistik. Pas paraqitjeve të mëparshme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, kjo vepër u rikthye këtë herë përmes një produksioni të Teatrit të Zagrebit. “La Traviata” është një opera me tre akte nga Giuseppe Verdi (Xhuzepe Verdi) e vendosur në një libret italian nga Francesco Maria Piave, ajo është e bazuar në “La Dame auxCamelias” (1852) shkruar nga Alexandre Dumas.

Opera “La Traviata” bën pjesë tek e ashtuquajtura sipas historisë së muzikës triologji popullore, ku bëjnë pjesë tre operat “IlTrovatore”, “Rigoletto” dhe “La Traviata”, të cilat janë tre operat më të shfaqura në botë. Te “La Traviata” bëhet fjalë për një histori të një kurtizaneje, e cila dashurohet me një fisnik, por i ati i djalit e pengon dashurinë e tyre. Në qendër të veprës është kurtizania Violeta Valery, që për hir të dashurisë me fisnikun Alfredo Germont, braktis jetën prej kurtizaneje. Premiera e parë u zhvillua në teatrin “La Fenice” në 6 mars të viti 1853.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here