Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, të cilat kanë ngritur dyshime se prifti mund të jetë në një lidhje dashurie me një burrë tjetër. Bëhet fjalë për producentin Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe me pseudonimin Kika, i cili në një lidhje live në emisionin People, është shprehur se At Nikolla Xhufka gënjen kur thotë se ka rënë pre e një montazhi.
“At Nikolla Xhufka është duke gënjyer dhe veshja e një prifti nuk e lejon të gënjejë. At Nikolla Xhufka e di mirë psë ka ftuar Kikën në takim, e di mirë pse ka fol me Kikën dhe e di mirë pse është drejtuar te Kika. At Nikolla në këtë moment nuk ka pse të përziej fenë ortodokse dhe as klerikët ortodoksë, të cilët vijnë e flas po ashtu. Për më tepër në emisionin e të premtes do dali që ka pasur një muhabet me Kikën dhe jo me presidentin Pacolli. At Nikolla Xhufka ka shpreh interes për të pasur lidhje me Kikën. E konfirmoj që kam qenë në atë intervistë, e kam bërë me qëllim, sepse At Nikolla ka deklaruar që është kundra. Imagjinoni që i veshur nën petkun e Kishës ortodokse shkon e ngacmon persona publik, për më tepër ata që shkon e jep intervista.”, tha ai.
I pyetur se kur ka komunikuar për herë të parë me At Nikolla Xhufkën, producenti tha se e ka njohur në një program për personat homoseksual, ku edhe kanë shkëmbyer numrat.
“Për herë të parë e kam takuar në orën 22:50 në Elbasan, me ftesën e At Nikolla Xhufkës. Kemi shkruar në Snapchat, shkruajtëm në Whats App dhe më pastaj më shprehu në mënyrë sentimentale në Snapchat.”, u shpreh Kika.