Bosi i Cosa Nostrës drejt fundit/ Matteo Messina Denaro diagnostikohet me kancer, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

0
74

Gjendja shëndetësore e Matteo Messina Denaro po përkeqësohet. Mediat italiane bëjnë të ditur se prej pesë ditësh ai është shtruar në terapi intensive në një spital në L’Aquila, ku iu nënshtrua një operacioni delikat në gusht. Shefi i departamentit të onkologjisë shpjegoi se pacienti vuan nga kanceri i zorrës së trashë në stadin e katërt dhe po i nënshtrohet terapisë së personalizuar sipas nevojave të tij.

Për këtë arsye avokatët e tij kishin përgatitur një kërkesë për lirim përfundimtar, por akti u pezullua përkohësisht për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bosit mafioz. Mbesa e shefit, avokatja Lorenza Guttadauro, ndodhet aktualisht në qytet për ndjekjen e çështjes.

“Terapia e dhimbjes është ripërshtatur, të gjithë pacientët përgjigjen në të njëjtën mënyrë.” Ky është komenti i bërë për LaPresse nga Luciano Mutti, kreu i ekipit onkologjik që trajton Matteo Messina Denaro. Mjeku kryesor i departamentit të onkologjisë në spitalin L’Aquila iu përgjigj një përditësimi të kërkuar për gjendjen shëndetësore të shefit 62-vjeçar të shtruar në San Salvatore, në një pavion kushtuar të burgosurve, që prej datës 8 gusht. Ai iu nënshtrua një operacioni që nuk lidhet ngushtësisht kancerin. Messina Denaro iu nënshtrua edhe një tjetër operacioni të kryer për probleme urologjike më 27 qershor. Bosi i Castelvetrano (Trapani), ndodhet në regjimin 41 bis që nga 17 janari në burgun Preturo dell’Aquila.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here