“Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes?”/ Reagon ‘dhëmbë për dhëmbë’ Gazment Bardhi dhe i jep ultimatum të prerë Celibashit

0
88

Në lidhje me regjistrimin e PD-së në zgjedhje ka reaguar menjëgerë sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Bardhi theksoi se kryekomisioneri Celibashi ka detyrim ligjor të shprehet menjëherë për kërkesën për regjistrim të bërë nga PD.

Përmes një postimi në Twitter, Bardhi nënvizon se çdo zvarritje që bëhet është e paligjshme dhe e papranueshme.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjeherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00. Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here