Google search engine
Home Bota Mafia shqiptare e lidhur me qeverinë e Ekuadorit, pas publikimit të skandalit...

Mafia shqiptare e lidhur me qeverinë e Ekuadorit, pas publikimit të skandalit jep dorëheqjen ministri i njohur. Zbardhen detajet

0
207

Ministri i Bujqësisë së Ekuadorit, Bernardo Manzano ka dhënë dorëheqjen nga posti, pasi emri i tij u përmend në hetimin për korrupsion dhe lidhjet e trafikut të drogës që përfshin njerëz të afërt të presidentit Guillermo Lasso me mafien shqiptare.

Largimi i tij erdhi vetëm disa orë pasi pranoi se i kishte dërguar CV-në e tij, Rubén Cherres, i cili kishte lidhje të ngushta me Danilo Carrera, kunati i Presidentit të Republikës, Guillermo Lasso.

Sipas medias “La Posta”, Carrera negocionte për vende pune në ministri, ndërsa Cherrez po hetohet për lidhjen e tij me një shqiptar të akuzuar për trafik droge.

Mafia shqiptare e lidhur me qeverinë e Ekuadorit, pas publikimit të

Në një intervistë për “Sonorama”, ai ka deklaruar se nuk është mik me Cherres, por ka pasur një takim shoqëror me të në korrik 2021 dhe ky i fundit e kishte pyetur nëse ishte i interesuar për postin e Ministrit të Bujqësisë. Manzanoi pranoi se i kishte dërguar CV-në e tij, por ka sqaruar se nuk është emëruar ministër në atë kohë, por në maj 2022.

Në letrën e dorëheqjes së tij, Manzanoi tha se nuk u bë ministër nga kjo ndërhyrje, por tha se “e shikon të arsyeshme të largohet, për të parandaluar dëmtimin e qeverisë.”

Këtë të hënë, një raport i inteligjencës ekuadoriane, i nxjerrë në dritë nga “La Posta”, zbuloi lidhjet e supozuara të presidentit ekuadorian me mafien shqiptare dhe trafikun e drogës, një situatë që, sipas disa analistëve, mund të sjellë fundin e mandatit të tij në Ekuador.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here