Zbardhen detaje të reja/ Eksploziv me telekomandë poshtë ‘Range Rover’ të drejtoreshës së njohur, autori lëvizte me motoçikletë. Ja çfarë dyshon policia

0
107

Një ditë pas vendosjes së tritolin në makinën e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, zbardhen të tjera detaje nga ngjarja. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi se ende policia nuk ka një autor të dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në makinën ‘Range Rover’ të Suida Kukës.

Sipas Nikshiqit, ka qenë një telefonatë ajo që ka alarmuar policinë e Shkodrës, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas këqyrjes poshtë mjetit u konstatua lënda plasëse që ishte fshehur brenda një qeseje moltoje për të hequr dyshimet.

Nikshiqi bëri me dije se nga këqyrja e kamerave të sigurisë u pa se autori ka ardhur në vendin e ngjarjes me një motoçkletë dhe pasi ka vendosur te një nga gomat eksplozivin, e përshtatur me një pajisje të telekomanduar, është larguar. Ndonëse ka pamje, kamerat e sigurisë nuk e shquajnë fytyrën e autorit të ngjarjes, ndërsa policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tij. Ndërkohë, në dëshminë e saj Kuka tha se nuk kishte asnjë konflikt me askënd.

“Nuk kam konflikte me askënd. Nuk e di nga erdhi nga ngjarje. S’kam asnjë shqetësim apo konflikt as në punë.”, mësohet të këtë thënë para oficerëve të policisë.

Nga ana tjetër, policia ka dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së Kukës si drejtoreshë e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen në fjalë, identifikimin dhe arrestimin e autorit/ve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here