Kolegji i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet përfundimisht nga detyra Gurali Brahimllari

0
38

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi dje lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të Gurali Brahimllarit, gjyqtar pranë ish-Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë. Ky i fundit u shkarkua nga detyra në qershor 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për ankimin e paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Gurali Brahimllari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjatë seancës dëgjimore në KPK 2 vite më parë, relatorja e çështjes, Brunilda Bekteshi sqaroi se Komisioni kishte përfunduar rivlerësimin në të tri kriteret për gjyqtarin Gurali Brahimllari.

Sipas raportit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, gjyqtari Brahimllari nuk ka kryer deklarim të saktë, nuk ka dokumentacion për justifikimin e pasurive për periudhën para vitit 2003, por nuk ka pasur fshehje të pasurive, deklarim të rremë apo të gjendet në kushtet e konfliktit të interesit. Hetimi i KPK-së ka konkluduar në konstatime të ndryshme lidhur me disa prej gjetjeve të ILDKPKI-së. Relatorja Brunilda Bekteshi pohoi se për apartamentin 36 m2 të blerë në vlerën 1.5 milionë lekë Brahimllari ka deklaruar si burim shitjen e ½ së apartamentit të bashkëshortes në Kuçovë në shumën 400 mijë lekë, të ardhurat po të bashkëshortes nga aktiviteti i saj si stomatologe si dhe pagat e tij. Bekteshi tha se apartamenti 36 m2 përbëhej nga sipërfaqja fillestare 20 m2 dhe shtesa 16 m2 e ndërtuar në vitin 1998. Sipas saj, LIDKPKI ka konstatuar se vlera e shpenzimeve për shtesën ka qenë më e ulët nga ajo e deklaruar. Ndërkohë, ILDKPKI ka konstatuar se nuk arrihej të provohej me dokumentacion ligjor shitja e apartamentit ku bashkëshortja kishte qenë bashkëpronare me pjesë takuese 1/2. Por, relatorja Bekteshi theksoi se pas verifikimeve të kryera, Komisioni ka konstatuar se shitja ishte kryer në vitin 1998.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj