Festivali “Anifest A-Gjiro”, me filmin e animuar në Gjirokastër

0
221

Festivali i Filmit Ndërkombëtar Europian për Fëmijë “Anifest A-Gjiro” po zhvillon edicionin e gjashtë në Gjirokastër. Me drejtor Artan Maku ky festival që nisi më datë 11 të këtij muaji mbyllet ditën e sotme, ku filmat pjesëmarrës përcjellin vlera argëtuese dhe edukative. Festivali po shfaq për spektatorët e vegjël filma të kinematografisë europiane, një festival ku janë dhe çmimet. Eliona Thomaraj është në jurinë e festivalit në Gjirokastër, që tregon se u prit me entuziazëm jo vetëm nga fëmijët të cilët ishin edhe kryefjala e eventit, por edhe nga kreu i bashkisë, prefekti dhe drejtues të qarqeve të ndryshme kulturore. “E cilësonin aktivitetin si një vlerë e shtuar e qytetit. Festivali Europian i Filmit të Animuar mbahet në Gjirokastër dhe kjo është vërtetë domethënëse për ne si një vend në zhvillim në kuadrin e animacionit. Jo vetëm për ne si organizatorë të festivalit, por edhe për spektatorët në sallë, jeta artistike e këtij zhanri mundëson edukimin nëpërmjet filmit”, thotë ajo. Në këtë festival filmi “Legjenda e vendit t’shenjtë” me regji nga Thomaraj u shfaq për herë të parë në kinema, por jo në konkurrim. Regjisorja tregon se pati interes tek fëmijët. “Ishte hera e parë që e transmetoja filmin në një kinema në Shqipëri dhe kjo përkoi të ishte në Gjirokastër, ku jo vetëm që u emocionova kur ndoqa filmin, por edhe pyetjet apo komplimentet që më vinin nga juria e fëmijëve ishin jashtëzakonisht stimuluese për mua si kineaste e re”, tregon Eliona Thomaraj. Juria e festivalit është ndërkombëtare me Dhimitris Bellis nga Greqia, si dhe Eliona Thomaraj dhe Ergys Faja. Anëtare e jurisë regjisorja Thomaraj tregon se këtë vit në konkurrim ishin 17 filma nga e gjithë Europa edhe më gjerë, të përzgjedhur nga 396 filma që aplikuan. “U ndanë 8 çmime, ku 1 çmim ishte pikërisht juria e fëmijëve që votonin””, tregon Thomaraj. Festivali mbështetet nga QKK dhe Bashkia e Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here