Google search engine
Home Ekonomi Bordi i Transparencës rrit çmimet

Bordi i Transparencës rrit çmimet

0
29

Bordi i Transparencës ka vendosur një rritje të re të çmimeve të karburanteve, duke e çuar çmimin e gazoilit në 208 lekë për litër, nga 206 lekë që ishte më herët, duke shënuar një rritje prej 2 lekësh.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e 30 prillit 2026, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil të standardit SSH EN 590 përcaktohet të jetë jo më shumë se 208 lekë/litër, ndërsa me shumicë 196 lekë/litër.

Edhe benzina është rishikuar, duke u vendosur në 185 lekë/litër me pakicë dhe 173 lekë/litër me shumicë.

Çmimet e reja hynë në fuqi sot në orën 13:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës.

Bordi ka paralajmëruar operatorët e tregut të naftës se zbatimi i vendimit është i detyrueshëm, ndërsa në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë theksojnë se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Sipas sqarimit zyrtar, çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, ndaj për rrjedhojë akciza do të vijojë të aplikohet në masën e plotë, 100%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here