Rama zbulon historinë e pazakontë: Kur isha kryetar i Bashkisë Tiranë, dikush bëri foto me mua dhe hiqej si…

0
14

Teksa foli sot për herë të parë për përgjimet e antimafias italiane për mafian e Ndragheta-s, ku të përfshirë ishin edhe eksponentë të lartë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet që në përgjime janë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.

Për ta ilustruar bindjen që përgjimet e publikuara në mediat italiane nuk vërtetojnë bashkëpunimin e elementëve të mafies italiane me zyrtarë të bashkisë apo policisë, Rama risolli në kujtesë një histori aspak të zakontë nga koha kur ishte kryetar bashkie.

Ai tha se një mashtrues bëri një foto me të në dalje të ish-Kinema Dajtit dhe me këtë foto kërkonte firmë nga pronarë tokash, me pretendimin që ishte kushëriri i Edi Ramës.

“Kur unë isha kryetar i bashkisë së Tiranës njëri që kishte bërë një fotografi me mua në dalje të ish-Kinema Dajtit, mbas një takimi partie, me atë fotografi me mua shkonte dhe kërkonte nga pronarët e tokës që t’i jepnin firmën se ishte djali i tezes që unë nuk e pata kurrë. Një mashtrues. E ç’a lidhje ka kjo?!”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj