Reagimi i Erla Mëhillit për Mark Markun, Sali Berisha: Kur ajo flet në emrin tim…

0
248

Zgjedhja e Mark Markut si drejtues qarku në Lezhë, ka shkaktuar jo pak pakënaqesi në PD për shkak se ka qenë pjesë e komisionit të verefikimit të kandidaturave.

Një ndër to ka qenë dhe Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministri Sali Berisha.

“Si të hedhësh në erë me duart e tua komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Pra një drejtues politik qarku, na paska përzgjedhur kandidatët për deputetë në tërë Shqipërinë. Mirë shumë”, shkruante Mëhilli në reagimin e saj.

Lidhur më këtë qëndrim u pyet vëtë Berisha sonte në ABC neës, ku u shpreh ajo se është gazetare, intelektuale dhe ka të drejtë të shpreh mendimin e saj.

“Zëdhënesja ime, është një ish gazetare siç jeni ju, kur ajo flet në emrin tim, flet në emrin tim.

Zëdhënësja shpreh mendim tim, duke ju referuar Sali Berishës, në rastet e tjera është një qytetare, gazetare dhe intelektuale që shpreh opinionet e veta”, tha  Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here