U arrestua për vrasjen e efektivit të FNSH, zbardhet dëshmia e 21-vjeçarit në Polici: Kam qenë në …

0
204

21-vjeçari Nikoll Sherrniku i arrestuar dy ditë më parë për vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prela ka mohuar autorësinë për këtë ngjarje. 

Burime bëjnë me dije  se përpara uniformave blu, i riu ka deklaruar se mëngjesin e 5 Dhjetorit kur është vrarë efektivi i FNSH ka qenë në shtëpi.

Ndërkohë që bashkëpunëtori i tij B.M. është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas burimeve, sherri mes viktimës dhe dy autorëve të dyshuar, ka nisur për shkak të dritave të gjata të makinës që reflektonin mbi palën tjetër.

26-vjeçari Xhulio Prela, po kthehej nga Shkodra, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia.

Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush në orën 03:00 të mëngjesit teksa dyshohet se Xhulio Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre ka qenë në zemër duke i shkaktuar vdekjen.

Pasi u qëllua, makina tip “Volkswagen” ka ecur në gjendje të lirë për disa qindra metra duke përfunduar në anë të rrugës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here