Astrit Veliaj iu nxjerr ‘të palarat’ demokratëve pasi e lanë jashtë listave për deputet/ I përgjigjet ashpër kreu i PD: Votimet s’mund të zbukurojnë një fytyrë të urryer!

0
216

Ish-deputeti i PD i qarkut të Beratit, Astrit Veliaj shpërtheu dje ndaj demokratëve pasi u la jashtë listave të zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Ai tha se në zonën e tij ka kandidatë të përfshirë në krim dhe se ai u hoq padrejtësisht nga listat gjatë votimit të anëtarësisë.

Pikërisht këtyre akuzave iu i është kundërpërgjigjur kryetari i PD Berat, Gazment Azizi.

Azizi tha se në PD ka njerëz me integritet dhe të aftë dhe se figura e tyre nuk mund të ulet nga njerëz që nuk kanë qenë kurrë aty ku duheshin dhe vetëm kanë pritur nga partia. Sipas Azizit votimi nga anëtarësia tregoi se në atë listë duhet të ishin njerëz të besuar dhe se nuk kanë pasur asnjë interes nga partia,  ndërsa sipas tij Veliaj mendonte se të gjitha këto kanë qenë pa rëndësi  pasi në dorë gjithçka e kishte kryetari dhe se gjithë të tjerët ishin të parëndësishëm.

“Procesi i votimeve në PD për konfirmimin e kandidatëve për deputet, nëpërmjet parimit “një anëtar një votë” është një pasqyrë që s’mund të zbukurojë dot një fytyrë të shëmtuar dhe të urryer! Mund të marrësh votë pro për shkaqe të ndryshme ,por votë kundër pa e merituar nuk mund të marrësh dot pse do njëri apo tjetri.  Ai rezultat, me mbi 40% të votave kundër miku im, është totalisht merita juaj! Lista e kandidatëve për deputet si në qytetin ashtu edhe në qarkun e Beratit bart në vetvete njerëz me integritet të lartë moral, shoqëror, dhe intelektual. Djem e vajza që kanë studiuar në Europë, pedagogë universiteti, mjek dhe specialistë të fushave të ndryshme, kontributorë dhe drejtues të strukturave të PD ndër vite, biznesmenë të ndershëm dhe me reputacion. Sot struktura e degës së PD Berat ka njerëz që e meritojnë me të vërtetë fjalën qëndrestarë!

Fjalë që ti miku im nuk e kupton dot ,sepse ti nuk ke qenë asnjëherë aty ku duhej të ishe, edhe si figurant. Ata janë njerëz gjithë kohën kanë besuar dhe shpresuar ,pa asnjë interes tek PD,  ndërsa ti edhe në çastet më kritike nuk nguroje të na tregoje “çelësat e kashtës”! Ato do të kishin në dorë kryetarët dhe kryesitë e degëve se të tjerat do ti ishin në dorë të deputetit! Kjo është e vërteta e ndarjeve të ofiqeve të dashur miq.  Ndërkohë për t’u bërë ti deputet do të duhej të jepnin dorëheqjen njerëz të nderuar,vërtet pa universitete dhe kolegje ,por shumë herë më të dobishëm se ti. Po ti them të gjitha ato që kam për ty, padyshim që do të më duhej shumë kohë, por ti nuk meriton asnjë sekondë më shumë, edhe kaq u morra shumë! Udha mbarë miku im!”, shkruan Azizi.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj